Shakira edhe një herë e mori vëmendjen e të gjithëve.
Kësaj here jo me projekte muzikore, por me paraqitjen e saj në Javësh e Modës në Paris.
Këngëtarja e pati të veshur një pallto verore që në gjoks e pati të dizajnuar fjalën “JO” me të mëdha.
46-vjeçarja pati palltë të bardhë me detaje të arit dhe taka ngjyrë ari, që e bënin të dukej e mrekullueshme.
Ajo nuk dha detaje se cila është domethënia e veshjes, muajve të fundit ajo është bërë pjesë e medias rozë pasi është ndarë nga ish-bashkëshorti i saj, Gerard Pique, i cili thuhet se e kishte tradhtuar, shkruan People.