Shakohoxha për organizimin e Evropianit U21: Serbia është shteti më i dënuar nga UEFA

Prishtinë | 10 Maj 2024 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Komentatori i futbollit Dritan Shakohoxha, ka komentuar kandidaturën e Shqipërisë së bashku me Serbinë për organizimin e Kampionatit Evropian në vitin 2027, për grupmoshën deri në 21 vjeç.

Shakahoxha, mes tjerash, ka thënë se Serbia është shteti më i dënuar nga UEFA, shkaku i tifozëve.

“Serbia nuk e di kur ka organizuar aktivitetin e fundit evropian në shtetin e vet, sepse është e paaftë për të organizuar, është shteti më i dënuar nga UEFA për të luajtur pa tifozë për shkak të tifozëve, huliganizmit, u shpreh Shakahoxha.

“Që do të thotë cilido që mendon që ta përdori flamurin e Shqipërisë apo emrin e Shqiprisë për interest e tij personale mendoj që sot mund të jetë në pozitën çkado i do qejfi, por një ditë do I vjen turpi.

“Që të fitosh në organizmat evropiane duhet të kesh domosdoshmërish votat e sllavëve, të cilët janë shumë”.

Të ngjashme