Shala: Ardhja dhe kandidimi i Altinit në listën tonë për deputetë është vlerë e shtuar

| 09 Dhj 2024 | 16:55 | Nga

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me djalin e Jakup Krasniqit, Altinin që tashmë është edhe kandidat i PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Shala është shprehur se ardhja dhe kandidimi i Altinit në listën tonë për deputetë është vlerë e shtuar.

“Një kafe me Altinin, djalin e bacës Jakup dhe me mikun, bashkëveprimtarin e ish deputetin, Enver Hoti. Ardhja dhe kandidimi i Altinit në listën tonë për deputetë është vlerë e shtuar – jo vetëm për trashëgiminë historike e politike të babait të tij, por edhe për atë që përfaqëson Altini si profesionist i ri dhe i angazhuar. Të priftë e mbara, Altin”, ka shtuar deputeti i PDK-së.

Të ngjashme