Diplomacia dhe ndërtimi i urave të paqes, ambasadorja Shala shpalos në Stamboll strategjitë diplomatike të Kosovës

Prishtinë | 10 Dhj 2023 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission (IHRC) Elvana Shala po qëndron në Stamboll të Turqisë, ku me ftesë të Asociacionit Ndërkombetar “Zëri i së Drejtës” po përfaqëson Kosovën në Konferencën Ndërkombëtare të Diplomatëve.

Gjatë fjalimit të saj ajo ka thënë se “Diplomacia është gjuha e bashkëpunimit, mirëkuptimit
dhe negocimit. Është mjeti me të cilin kombet dhe organizatat ndërtojnë ura, nxisin
bashkëpunimin dhe kërkojnë gjuhën e përbashkët.

Në rastin e Kosovës plagët e luftës ishin të thella dhe OJQ-të kishin nevojë të ndërtonin ura
me autoritetet lokale, organizatat ndërkombëtare dhe komunitetet që synonin të ndihmonin.
Për më tepër, Ambasadorja Shala theksoi se rasti i Kosovës ilustron rolin e diplomacisë në
avokimin dhe ndryshimin e politikave, thuhet në komunikatën për media.

Të ngjashme