Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala priti në takim Ambasadoren e Kroacisë, Maria Kapitanoviq dhe zëvendësambasadorin Zlatko Vnuçec të akredituar në Kosovë.
Në takim i bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë në fushën e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor.
U.d. Ministri Shala shprehur falënderimin e tij për qeverinë kroate për ndihmën e dhënë për gjithë këto vite për Kosovën, njëkohësisht shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët