Shala e Kolosi synojnë krijimin e ofertave të përbashkëta turistike

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 12:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka pritur në takim ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, i shoqëruar nga kryetarët e Bashkive të Vlorës dhe Himarës, Dritan Leli dhe Jorgo Goro, si dhe nga një grup operatorësh turistikë, raporton Ekonomia Online.

Ministri Shala tha se me Klosin u dakorduan për mundësinë e krijimit të ofertave të përbashkëta turistike.

“Ishte kënaqësi ta kem në vizitë ministrin Klosi. Ne diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në aspekt të fushës së turizmin, kompetencë e dy ministrive tona”.

“Po ashtu diskutuam për mundësinë e krijimit të ofertave të përbashkëta që turistëve ndërkombëtarë t’i ofrohet paketa turistike që e kemi”.

Ndërsa Ministri Klosi, tha se në vitin 2018 numri i vizitorëve me pasaportë të Kosovës në Shqipëri ka qenë 2 milionë e 800 mijë.

“Jemi këtu të diskutonim haptazi me kolegët tanë të Kosova se si oferta jonë të jetë e përbashkët. Është e pafalshme që të dy institucionet mos të kemi një politikë të përbashkët”.

“Në bisedë me kryetarin e bashkisë së Vlorës dhe Durrësit folëm për përgatitjet që pushteti lokal ka realizuar në përgatitje të. Numri i vizitorëve me pasaportë të Kosovës është 2 milionë e 8 mijë vetëm në vitin 2018”.

Klosi shtoi se kjo ofertë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund të pengohet nga barrierat administrative, raporton EO.

“Kjo dëshmon që sa shumë shoqëritë janë në mirëpritje dhe në menaxhim të përbashkët të resurseve tona politike”.

“Ne nuk do duhet të mendojmë që deti është i shtetit shqiptar ai është pasuri e gjithë kombit shqiptar. Ne duam të ofrojmë turizmin më të bukur të Shqipërisë dhe të Kosovës. Oferta e Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të pengohet nga barrierat administrative”.

Të ngjashme