Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, priti në takim zëvendësambasadorin e Hungarisë të akredituar në Kosovë Bela Bozsik.
Me këtë rast, zëvendësambasadori Hungarez Bela Bozsik, dorëzoi ftesën zyrtare ushtruesit të detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, për pjesëmarrje në Samitin e Ujit “Budapest 2016” që do të mbahet në kryeqytetin hungarez, Budapest.
Samiti do të mbahet në fund të nëntorit të këtij viti nën patronatin e presidentit hungarez, ndërsa panelistë në këtë samit do të jenë nivelit më të lartë për ujin të ftuar nga sekretari gjeneral i OKB-së dhe presidenti i Grupit të Bankës Botërore.