Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, dyshon se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është arrestuar pasi dikush në Kosovë “ndihej i rrezikuar nga humbja e pushtetit”, pasi Haradinaj ishte paraparë që të takohej me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.
Ndonëse Shala nuk përmend emra konkretë se kush mund të qëndrojë prapa arrestimit të Haradinajt në Francë, vëllai i liderit të AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, ka aluduar se presidenti Hashim Thaçi mund të ketë gisht në këtë punë..
Shala, i cili është Kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, thotë se dialogu me Serbinë nuk ka funksionuar, andaj, fajtor për këtë situatë janë udhëheqësit politikë.
Statusi i plotë i deputetit Shala:
“Po e vezhgoja mjaftë me interesim arrestimin e padrejtë të Ramush Haradinajt!
Ta them të drejtën, fatkeqsisht kohëve të fundit gjithcka mund të pritet për njerzë tonë mbrenda dhe jashtë vendit. Këtë e shofim nga mos reagimi i duhur i Institucioneve tona, që le per t’u kuptuar që kjo pritej apo ishte edhe planifikuar nga persona të caktuar në vend.
Apo mos ndodhi sepse dikush edhe mund të ndihej i rrezikuar nga humbja e pushtetit në kohën kur miku jonë Haradinaj do të takohej me njeriun më të fuqishëm në Botë, pra Trump?!
Ne anën tjetër, sa i përket politikave dhe reciprocitetit me Serbinë, këto asnjeherë nuk kanë zë vend, dhe shifet qartë se bisedimet me Serbinë nuk kanë pasur fare efekt për vendin tonë
Ndërsa Francën nuk e lë fajtore më shumë se sa udhëheqësit tonë politik, që tani e sa vite kanë zhvilluar bisedime koti dhe të paktën nuk kanë qenë në gjendje që arrestime të tilla të mos ndodhin më.
Perderisa Serbia ka nenshkruar marreveshje me Institucionin më të lartë të sigurisë në Evrope, pra Europol, në të cilin sigurisht që bën pjesë Franca, fatkeqsisht kjo e fundit do duhet ta kete dëgjuar patjetër! duke qenë se Kosova në anën tjetër nuk ka fare marrëveshje operacionale apo strategjike me Europol’in!
Pra, faji kryesor prapë mbetet te Kosova (udhëheqësit politik), me mos perfaqësimin e duhur në bisedimet me Serbinë dhe BE-në” (sic.), ka shkruar Shala.