Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Endrit Shala, është shprehu i palëkundur për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia.
Edhe përkundër presioneve të Komisionerit për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn për heqjen e taksës, Shala për Ekonomia Online, tha se vendimi është i pakthyeshëm.
“Arsyeja e vendimit të qeverisë për vendosjen e taksës ka qenë me një arsye shumë të fortë”.
“Edhe përkundër komenteve të ndryshme kjo taksë nuk do të hiqet”.
Komisioneri për Zgjerim, në një konferencë për medie në përfundim të vizitës në Kosovë, tha se e kupton plotësisht entuziazmin që ka Kosova në raport me vendosjen e taksës 100 % për mallrat serbe dhe boshnjake. Por sipas tij, nëse një vend vendosë taksa është në kontradiktë me veten.