Sipas rinisë dhe veteranëve të Drenasit, koha e PDK-së po vjen, kështu thotë kandidati për deputet nga kjo parti, Ferat Shala.
“Zemra e rinisë së Drenasit rrah për Partinë Demokratike të Kosovës. Rinia dhe Veteranët sot folën në Drenas: koha e PDK-së po vjen”, ka shkruar ai.
Tutje, Shala tha se ka pasur takime me plot demokratë entuziastë ku programin elektoral “Rimëkëmbje” e kanë shpalosur bashkë me kandidatin për kryeministër, Enver Hoxhaj.
“Hoxhaj mori sot në Drenicë mbështetje të fuqishme për ta qeverisur Kosovën në katër vitet e ardhshme”, tha Shala.
Sipas Kryeministrit të ardhshëm, Kosova kurrë nuk mund t’ua kompensoj sakrificën me armë të djemve dhe vajzave të Drenicës.