Endrit Shala nga Nisa Socialdemokrate ka reaguar pas ankesës që kanë bërë tre kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjykatën Supreme kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Shala ka thënë se tani ka ardhur dita të demaskohen patriotat.
“‘Erdhi dita’ të demaskohen këta ‘patriotat’…!!! Ja çfarë thoshin ata para popullit (normal vetëm kur janë pranë TV) për pakot me zarfe të kontrabanduara nga Serbia”, ka shkruar Shala në Facebook.
Shala ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje po tenton të grabitin mandate me pako me zarfa të Vuçiqit.
Ndryshe, tre kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë ankesë sot gjatë ditës kundër vendimit të PZAP-it, që nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të largohen votat e ardhura nga Serbia, percjell telegraf.