Adonis Shala ka kaluar me sukses provat te skuadra e madhe turke Fenerbahçe.
Futbollisti anësor me tipare sulmuese tashmë është paraqitur në një ndeshje të ekipit të dytë të skuadrës turke, ku ka asistuar në golin e Rapajicit.
Prishtinasi në një bisedë për Telegrafin ka pohuar se është i kënaqur me pritjen që i ka bërë ekipit dhe shpreson që një ditë të luaj për ekipin e parë.
“Jam i kënaqur me debutimin tim. Besoj se kam arsyetuar paraqitjen time. Pas takimit kam marrë lëvdata nga stafi i trajnerëve”, ka deklaruar Shala.
Shala shpreson që një do ta veshë edhe fanellën e ekipit të parë turk dhe të luaj në stadiumin ‘Sukru Saracoglu’.
“Shpresoj se një ditë do ta veshë fanellën edhe të skuadrës së parë. Për këtë jam duke u angazhuar maksimalisht”, tha Shala.
Për momentin lojtari nuk ka nënshkruar kontratë të rregullt pasi që në ekip janë 14 futbollistë të huaj.
Shala kujtojmë se gjatë janarit shkoi në prova të klubi turk nga skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës.
Talenti prishtinas kishte paraqitje jashtëzakonisht të mira edhe me klubin kuq e zi në Superligën e Kosovës.
https://www.facebook.com/KOSOVALISPOR/videos/1316727041760157/