Krijuesit duhet të jenë të mbrojtur nga shteti karshi veprave të tyre. Në Ditën e Pronësisë Industriale, u dha përkrahje për të drejtat pronësore intelektuale, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, pohoi se do të kenë përkrahjen e ministrisë.
“Dua te ritheksoj para jush përkrahjen e vazhdueshme karshi sistemit të pronësisë intelektuale forcimi i pronësisë intelektuale. Është prioritet i ministrisë që e drejtoj”, tha ai.
Shala ka kërkuar inspektim për personat fizik dhe juridik që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.
“Dua te ritheksoj inspektimin për personat fizik dhe juridik për personat qe shkelin pronësinë intelektuale”, tha Shala.
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Bunjaku-Morina, tha se Kosova ka filluar të merr hapa në fushën e të drejtave të autorit.
“Krijuesit inovatoret meritojnë mbrojtje, Kosova ka vazhduar te marr hapa ne fushën e të drejtave të autorit….. kompensime shtesë për autoret dhe krijuesit tanë”, tha Bunjaku Shala.
Ajo nder të tjera ka shtuar se janë krijuar të gjitha parakushtet për mbrojtje të të drejtave të autorit.
“Te gjitha parakushtet për mbrojtje me te mire te autoreve, jemi duke ec përpara si vend një vend ku te drejtat e autorit respektohen”, shtoi ajo.