Shala viziton kompaninë “M-Technologie”, premton përkrahje për prodhuesit vendës

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 14:03 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala ka vizituar  kompaninë “M-Technologie” në fshatin Lebanë të komunës së Prishtinës.

Me këtë rast Shala bashkë me kabinetin e tij dhe drejtorin e kësaj kompanie, Rrustem Pacolli,  panë nga afër të gjithë punën që kryen kjo kompani.

Pas kësaj vizite brenda objektit Shala i dha mirënjohje drejtorit të kësaj kompanie duke i dhuruar mbështetje maksimale.

“Një kompani e cila edhe ju vet e patë punon me standarde evropiane. Një kompani e mirënjohur, një prodhues ku mbi 75% e produkte të cilat i prodhon i ka për eksport. Njëkohësisht unë si ministër i Tregtisë dhe Industrisë kompanisë në fjalë pronarit në emër të ministrisë i kam dhënë mirënjohje për kontributin që kompania në fjalë është duke e bë për zhvillimin e vendit tonë rritjen e zhvillimit e njëkohësisht edhe rritjen e eksportit. unë dua ti sigurojë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës edhe njëherë edhe drejtuesit e kësaj kompanie që qeveria e Republikës së Kosovës”, tha Shala.

Shala shtoi se ministria që ai drejtoj do të iu dalë në ndihmë prodhuesve vendorë, sipas tij, MTI do të jetë avokat i bizneseve të Kosovës.

“MTI do të jetë e përkushtuar në ndihmë të prodhimit vendorë, unë ju siguroj që MTI do të jetë avokati i bizneseve të Kosovës me qëllim që ta ndihmojmë prodhuesin ta rrit prodhimin e vet dhe njëkohësisht qe prodhimet tona ta kenë çdo herë një kualitet ma të lartë ashtu si i pamë kualitet e kompanisë M-Technologie”, shtoi Shala, raporton EO.

Ndërsa drejtori i kompanisë “M-Techologie”, Rrustem Pacolli u shpreh falënderues nga ministrit Shala dhe përkrahjen që iu jep prodhuesve vendorë.

“Falënderojmë ministrin Shala për viziten dhe përkrahjen e përafërt te na dhe shpresojë që gjatë takimit kërkesat tona me mbështetjen e tyre do të lehtësojnë sadopak prodhimin. Në mënyrë që të jem konkurrent edhe në regjion kështu që besojë së do gjejmë gjuhë të përbashkët edhe në atë pjesë”, tha Pacolli.

Të ngjashme