Shala në Lipjan, nënshkruan marrëveshje investimi për Parkun Industrial

Lipjan | 01 Pri 2019 | 12:48 | Nga Alban Begolli

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Komunën e Lipjanit.

Me këtë rast, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi më kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për investime në fazën e dytë të ndërtimit të Parkut Industrial në këtë komunë, raporton Ekonomia Online.

Për fazën e parë të ndërtimit të këtij parku, kishte investuar e njëjta ministri nën udhëheqjen e Hykmete Bajramit nga Qeveria e Isa Mustafës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme