Shala kërkon kompensimin e dëmeve të dy kompanive që kishin vërshime dhe zjarr

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 14:56 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka propozuar që të ndihmohen dy kompani që tu kompensohen dëmet materiale të cilat u janë shkaktuar nga zjarri dhe vërshimet, raporton Ekonomia Online.

“Kanë kërkuar nga ministria ndihmë subjekti “Euromax”, SHPK, 200 mijë euro dhe subjekti “Sankos” 50 mijë euro, mirëpo meqenëse ministria nuk ka mundësi të mbuloj këto shuma kërkoj ndihmë nga qeveria”, tha Shala.

Këtë kërkesë, Shala e bëri gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritarë.

Në anën tjetër, ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se duhet të shikohen mundësitë për ndihmë të këtyre kompanive.

“Ne do ta trajtojmë këtë kërkesë ditëve në vijim dhe do të shohim se cila është hapësira mirëpo deri në mbledhjen e radhës do të mund ta adresojmë këtë çështje”, tha Hamza, raporton EO.

Të ngjashme