“Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij, duhet të përqendrohet e tëra në adresimin dhe zgjidhjen e problemeve jetike të qytetarëve të Kosovës, në radhë të parë, në trajtimin e pasojave të Pandemisë, teksa gjithsesi duhet t’i shmanget këtyre situatave kur vet (kjo politikë), do të jetë burimi kryesor i destabilizimit të vendit”.
Opinionisti Blerim Shala, duke iu referuar përpjekjes së Kryeministrit Albin Kurti, për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, ka thënë se Kosovës nuk i duhen tronditjet çfarë u panë të premten e 2 prillit.
Sipas tij, edhe nëse do të votohej një ligj i tillë nga të gjithë deputetët, në çdo variant del që zgjedhjet e reja (eventuale) parlamentare, nëse ato mbahen pas dy muajsh, apo edhe pas dymbëdhjetë muajsh, edhe një herë do të organizohen sipas Ligjit aktual (në fuqi) të zgjedhjeve të përgjithshme, njofton Klan Kosova.
Ai ka shtuar se, Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij, duhet të përqendrohet e tëra në adresimin dhe zgjidhjen e problemeve jetike të qytetarëve të Kosovës, në radhë të parë, në trajtimin e pasojave të Pandemisë, teksa gjithsesi duhet t’i shmanget këtyre situatave kur vet (kjo politikë), do të jetë burimi kryesor i destabilizimit të vendit.
“Pra, në çdo variant del që zgjedhjet e reja (eventuale) parlamentare, nëse ato mbahen pas dy muajsh, apo edhe pas dymbëdhjetë muajsh, edhe një herë do të organizohen sipas Ligjit aktual (në fuqi) të zgjedhjeve të përgjithshme”.
“Këtu duhet shtuar që Ligji për zgjedhjet e përgjithshme, pas Kushtetutës së Kosovës është dokumenti i dytë për nga rëndësia në këtë dimensionin e ligjshmërisë në Kosovë. Pra, ai ka një vlerë shumë të veçantë dhe si i tillë, trajtimi i tij ka një ndjeshmëri tepër të madhe për politikën dhe për qytetarët e Kosovës”.
“Në përgjithësi, politikës kosovare, por në radhë të parë, vet qytetarëve të Kosovës (për të cilët zaten ekziston kjo politikë, e jo anasjelltas), nuk i duhen fare tronditjet e këtij lloji, çfarë u panë të premten e 2 prillit”.
“Politika kosovare, e këtu hisen më të madhe (në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit), e ka Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij, duhet të përqendrohet e tëra në adresimin dhe zgjidhjen e problemeve jetike të qytetarëve të Kosovës, në radhë të parë, në trajtimin e pasojave të Pandemisë, teksa gjithsesi duhet t’i shmanget këtyre situatave kur vet (kjo politikë), do të jetë burimi kryesor i destabilizimit të vendit”.