Eksperti i sigurisë Drizan Shala, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se qëndrimi i Serbisë për krijimin e “botës serbe” dhe përgatitjet që është duke i zhvilluar në kampet e ushtrisë atje janë duke e cenuar sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ai ka thënë se siguria nacionale e Kosovës do të sfidohet prapë nga këto struktura terroriste, për të cilat ai thotë se janë pjesë e grupit mercenar “Wagner”.
“Sa i përket çështjes së ndryshimeve gjeo-politike që po kanë impakt të drejtpërdrejt në gjeostrategjin, pa dyshim Serbia tani më e ka të paraqitur në mënyrë politike, shtetërore edhe vizuale qëndrim e saj për krijimin e botës Serbe. Mbi këtë deklarim dhe qëndrim zyrtarë të Beogradit dhe përgatitjet që janë duke ndodhur në kampet e ushtrisë së Serbisë, pa dyshim që është një tregues i qartë, një indikacion i drejtpërdrejt që siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimore është duke u cenuar drejtpërdrejt nga politika e Beogradit, nga politika e Aleksandër Vuqiç. Por siguria nacionale e Kosovës pa dyshim që do të sfidohet prapë nga këto struktura të cilat janë duke u trajnuar në kampet e ushtrisë së Serbisë, ku sipas kryekuvendarit të Kosovës janë me qindra luftëtarë të cilët kanë ardhur edhe na vatrat e luftës në të cilën është angazhuar departamenti i Wagner. Kjo e dëshmon dhe e bënë shumë më senzitive edhe qëndrimet, por edhe veprimet të cilat do të duhej të ndërmarrin institucionet e sigurisë dhe mbrojtëse së Kosovës”, ka thënë ai.
Shala shton për EO, se Serbia po mundohet ta krijoj narrativen që serbet e Kosovës janë në rrezik, por që sipas tij, situata në teren është krejt ndryshe, se tani Beogradi nuk ka fare ndikim tek serbet e Kosovës.
“Ju mund të vëreni narrativen e Beogradit zyrtarë për çdo avancim të mëtutjeshëm për çdo progres pozitiv të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes të Kosovës. Serbia tenton ta krijoj narrativen, tenton që në nivelin diplomatik ta paraqes një kërcenim real dhe faktik për komunitetin serb. Por që realiteti në teren është ndryshe, ne kemi dëshmuar dhe argumentuar që komuniteti serb në pjesën veriore në çdo cep të Kosovës e pranoj dhe i akceptojne institucionet e sigurisë. Institucionet politike të tyre, të shtetit të Kosovës dhe mbi këto progresi të zhvilluara të viteve të kaluara, është një hendek i jashtëzakonshëm për Beogradin sepse influencimi është minimal apo mos të themi, që qëndrimi i drejtpërdrejt i Beogradit tekë komuniteti serb mund të themi që ka rënë në një për qind. Kjo është një tregues shqetësuese për Vuqiçin i cili tenton tani përmes formës agresive, hibride ta paraqes situatën në favorin e tij”, ka thënë ai.
Shala ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës janë në rritje, janë informata që kryeministri i ka marr nga institucionet e sigurisë në vend.
Ai ka thënë se këto informacione janë si rezultat që institucionet e sigurisë vendore kanë bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare.
“Qëndrimi i kryeministrit të Kosovës bazohet në institucionet e sigurisë vendore. Pra në institucionet që kanë mandat dhe mision të mbrojtës në ruajtjen e integritetit territorial. Në bazë të këtyre informacioneve që i vijën si bashkëpunim reciprok që mekanizmat e sigurisë kanë me agjenci apo me institucionet partnere. Kjo është edhe një tregues që në nivelin politik ne do të duhej që të rehabilitohemi qëndrimet tona me faktorin ndërkombëtar. Ne duhet të bashkëpunojmë dhe bashkërendojmë veprimet tona që të jemi në një front të përbashkët në drejtim të një politike agresive të Moskës zyrtare përmes Serbisë që po tenton të eskaloj situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimore”, ka thënë Shaka për Ekonomia Online.