Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në vazhdën e vendimeve për mbrojtjen e konsumatorit sot ka lëshuar urdhëresë për Inspektoratin e Tregut, që obligon zbatimin me përpikëri të nenit të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Urdhëresa e Shalës ka për qëllim të ndalojë dhe sanksionojë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën 18 vjeç.
Kjo urdhëresë obligon të gjitha bizneset që ta paraqesin në vendin e tyre shenjën për ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën 18 vjeç.
Në urdhëresë thuhet se të gjitha pikat shitëse do të ndëshkohen në rast të mos zbatimit të ligjit.