Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, mezi pret debutimin me skuadrën norvegjeze, Start.
Shala të shtunën u prezantua te klubi i ri. Te Starti u transferua nga skuadra e Danimarkës, Lyngby, shkruan sot “Koha Ditore”.
“I besoj projektit dhe mezi pres ta ndihmoj ekipin”, ka thënë Shala gjatë prezantimit. Edhe te klubi i Startit besojnë në cilësitë e Shalës. “E kemi përcjellë Shalën për një kohë të gjatë. Jemi të lumtur që e kemi në skuadër”, ka thënë drejtori sportiv i Startit, Tor-Kristian Karlsen për “TV2”.