Kandidati i PDK-së, për deputet Ferat Shala, gjatë tubimit zgjedhor në Mitrovicë ka thënë se këtij qyteti po i mungon ish-kreu i kësaj partie Kadri Veseli, që po gjykohet në Hagë.
Por sipas tij, fryma e fitores po shihet në çdo qytet të Kosovës.
Postimi i plotë:
Mitrovica as sonte nuk më paska harruar.
Mitrovica, si gjithmonë, edhe sonte më paska mbështetur.
Në sytë e mitrovicasve sonte po e shoh fitoren.
Në pamundësi për të qenë me ta, zemra ime sonte rrah bashkë me ovacionet e demokratëve mitrovicas.
Mitrovicës sonte po i mungon edhe Kadri Veseli, por mungesën e tij më së miri po e plotëson fryma e fitores e partisë së tij:
Partisë Demokratike të Kosovës.
Faleminderit shumë, Mitrovicë heroike!
#PDK134 #FeratShala14 #Rimëkëmbje