Shala nuk arrin të rikuperohet, humb ndeshjen ndaj Çekisë

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Herolind Shala sipas të gjitha gjasave nuk luan në ndeshjen e sotme ndaj Çekisë për shkak të lëndimit, raporton KTV.

KTV raporton se Shala nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi, e rrjedhimisht nuk do të mund t’i ndihmojë bashkëlojtarët e tij.

Ende nuk dihet nëse ai do të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës ndaj Anglisë në Prishtinë.

Shala i bashkohet tashmë të lënduarit Vedat Muriqi, i cili zyrtarisht nuk do të paraqitet në fanellën e Kosovës në këto dy ndeshje eliminatore për Evropian, gjithashtu për shkak të lëndimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme