Kryetari i ri i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka thënë se nuk mund t`u ofrojnë qasje më të shpejtë në drejtësi qytetarëve, pasi që kanë shumë pengesa në punën e tyre.
“Ka shumë pengesa, së pari ato teknike, për shkak se këtu në këtë objekt ka mungesë oksigjeni që për stafin dhe gjyqtarët është pengesë direkte në punën e tyre”, tha kryetari Shala për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.
Hasani tregoi se për të tejkaluar problemet të gjithë duhet të punojnë në mënyrë profesionale.
“Për t`i evituar problemet ne duhet të kemi të kemi përgjegjësi në punë, duhet të kemi disiplinë në punë. Duhet të ketë profesionalizëm në punën tonë”, ka thënë Shala.
Punonjësit e Pallatit të Drejtësisë protestuan disa herë duke u ankuar se nuk kanë ajër të bollshëm në ndërtesën pa dritare që funksionon me sistem ajrimi.(Kallxo.com)