Shala paraqet objektivat e MMPH-së para japonezëve

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 15:18 | Nga

Ministri Ferat Shala ka pritur  në takim Toshiya Abe, përfaqësues rezident i Zyrës së Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Ballkan, i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij.

Ministri Shala, e falënderoi ABE dhe përmes tij Qeverinë e Japonisë, si dhe stafin e JICA-s në Prishtinë për përkrahjen e deritanishme, si dhe në përkushtimin e tyre për të ndihmuar dhe mbështetur Kosovën në përmirësimin e kushteve mjedisore dhe jetesës për qytetarët e saj.

Ministri Shala, paraqiti objektivat dhe prioritetet e MMPH-së përfaqësuesve të JICA-s, që kanë të bëjnë me sektorin e ajrit dhe menaxhimin e mbeturinave, si dhe çështjet tjera mjedisore të përfshira në Strategjinë e Mjedisit dhe Strategjitë sektoriale. Ndërsa, Abe, shprehi falënderimet e tij për shkëmbimin profesional të zyrtarëve të MMPH-së me ekspertët japonez në avancimin e tyre në përdorimin e teknologjisë për monitorimin e cilësisë së ajrit.

Në takimin e tij lamtumirës në përfundim të mandatit të tij, Abe premtoi se do ta përcjell tek pasardhësi i tij nevojat dhe prioritetet e MMPH-së në çështjet e mbrojtjes së mjedisit. Me këtë rast Ministri z. Shala i ndau Mirënjohje Abe për kontributin dhe angazhimet e tij në interes të mjedisit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme