Shala për mbylljen e “Ferronikelit”: 1 mijë punëtorë kanë pësuar, këta thonë kemi hapur vende të punës

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 11:02 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka folur për krizën energjetike që ka kapluar vendin, e në veçanti gjigandin “Ferronikeli”, i cili ka mbyllur veprimtarinë për shkak të shtrenjtimit të energjisë, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, ai tha se 1 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë. Tutje, ai tha se pronarët e kompanisë kanë kërkuar takim me zyrtarët qeveritarë për të gjetur një zgjidhje, por që sipas tij këta të fundit nuk kanë pranuar.

“1 mijë punëtorë vijnë nga Drenasi e nga Prishtina. Si ka mundësi që ‘Feronikeli’ ka takuar takim me zyrtarë qeveritar për të dalë nga kjo krizë energjetike. Pra heshtja totale është dënim për ekonomik e në veçanti një rajoni të Drenasit. Është e rëndë që Drenasi mund të shantazhohen në prag të zgjedhjeve, pa marrë parasysh rrethanat”. 

“Është momenti i fundit që kjo krizë t’i prek edhe bizneset tjera dhe ka mundësi që Qeveria t’i qëndrojë më afër atyre që kanë hapur vende të reja të punës. Si është e mundur që 1 mije punëtorë mbesin pa punë e në anën tjetër thoni se keni hapur vende të reja të punës”, tha ajo.

Të ngjashme