Në një postim në Facebook, profesori Ferat Shala ka takuar nënkryetrin e Partisë Demokratike prof. dr Hajredin Kuçin me të cilin kanë biseduar për çështje të ndryshme.
Ai tha që një personalitet si Kuçi i duhet vendit në çdo kohë.
Postimi i plotë:
Një kafe me nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, prof. dr. Hajredin Kuçin. Bisedat me Hajrën gjithmonë janë frymëzim; mendimet e tij të thella na bëjnë të jemi më të urtë e më të mençur. Kultura dhe veprimi intelektual, si dhe vizioni politik e filozofik, e bëjnë Hajredin Kuçin një personalitet që Kosovës i duhet në çdo kohë. Gjatë procesit të gjatë e të mundimshëm të shtetndërtimit shpesh mbi ne ranë shumë orë të liga, por fjalët dhe mendimet largpamëse të Hajredin Kuçit u bënë dritë dhe shpresë.
Kosova dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të bekuar që e kanë Hajredin Kuçin!