Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Herolind Shala pritet të largohet nga skuadra norvegjeze, Start.
Futbollisti 26-vjeçar ka ka thënë se karrierën synon ta vazhdojë në ndonjë kampionat më të fortë. Por, Shala nuk ka dashur të zbulojë emrat e klubeve që kanë shprehur interesim.
“Nuk kam dashur ta vazhdojë kontratën, sepse synimi im është të transferohem në ndonjë skuadër tjetër. Ende nuk e di se ku do ta vazhdoj karrierën, por unë do të largohem”, ka thënë Shala.
Te skuadra e Startit ishte transferuar në gusht të vitit të kaluar nga skuadra daneze, Lyngby.