Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, priti në takim delegacionin e Komunitetit të Energjisë, i përbërë nga: Janez Kopaç, drejtor; Dirk Buschle, zv/drejtor i Këshillit Ligjor; Peter Vajda, ekspert i mjedisit dhe Barbora Poyner, zyrtar i komunikimit.
Në këtë takim u vlerësua se një ndër sfidat zhvillimore të Kosovës është edhe trajtimi i drejtë i kërkesave nga sektori i energjisë në raport me ndikimet në mjedis.
“Kjo çështje ishte temë e diskutimit në takimit. Biseduam edhe për bashkëpunimin dhe mbështetjen që po merr MMPH nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, dhe u informova për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe MMPH në raport me përmbushjen e obligimeve që ka ndaj Komitetit të Energjisë”, ka shkruar Shala në faqen e tij në facebook.