Shala: Qeveria e territ e paska anuluar vendimin i cili mundëson ndërtimin e Zonës Ekonomike të Diasporës

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, njëherit ish ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovës, për të anuluar vendimin që mundësonte ndërtimin e Zonës Ekonomike të Diasporës në Malishevë.

Deputeti Shala në një postim të tij në Fb, ka shkruar se kjo qeveri, në vend që t’i del në përkrahje sektorit privat në këto ditë pas përhapjes së virusit Covid 19, ajo merret me anulimin e vendimeve që për qëllim kanë pikërisht të ndihmojnë sektorin privat, zhvillimin ekonomike dhe thithjen e investitorëve.

Shala gjithashtu tha se, kjo qeveri që nuk ka as plan dhe as vizion për të ardhmen e vendit, e që drejtohet nga një njeri i sëmurë për pushtet të cilin e mori duke i gënjyer diasporën, e pikërisht me këtë vendim ai ka vepruar kundër diasporës, sepse 36 hektarët e kësaj zone ekonomike në Malishevë kanë qenë të dedikuara dhe të ndara për bizneset nga diaspora.

Në fund, deputeti Endrit Shala, këtë vendim e ka quajtur si dashakeq dhe hakmarrje politike në dëm të më shumë së 100 mijë banorëve të kësaj zone.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të deputetit Endrit Shala:

Mbrëmë vonë qeveria e Kosovës, kjo qeveri e errësirës, e cila nuk ka as plan dhe as vizion për të ardhmen e vendit, në vend se të mendoj dhe të marrë masa që ta përkrah sektorin privat pas përhapjes së pandemisë së virusit Covid 19, kjo qeveri po merret me anulimin e vendimeve që ju dalin në krah pikërisht sektorit privat, zhvillimit ekonomik dhe thithjes së investitorëve të huaj, anulon projektin e ndërtimit të zonës ekonomike në Malishevë.

Kjo qeveri, përveç që nuk ka plan e vizion për zhvillimin e vendit, udhëhiqet nga një njeri egocentrik dhe i sëmurë për pushtet. A e din ky njeri, i cili erdhi në pushtet përpos më gënjeshtra të tjera edhe duke i gënjyer diasporën tonë, se 36 hektarë të kësaj zone ekonomike që ai e ka anuluar kanë qenë të dedikuara dhe pastaj të ndara për diasporën, për bizneset nga diaspora. Por nuk mund të presim më shumë dhe asgjë tjetër përpos gjërave të tilla nga një njeri i cili edhe në çdo fjalim dhe paraqitje të tij siç ka filluar të thotë populli: “po ndjell fukarallëk”.

Të nderuar qytetarë,

Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për sektorin privat, e sidomos pas kësaj krize. Për rifutjen e tyre në binarë të duhur të zhvillimit dhe rritjes, kjo periudhë që po kalojmë përveç që është një makth për të gjithë ne, do të jetë një super sfidë për ekonominë e vendit tonë. Prandaj anulimi krejt i pabazuar i vendimeve që janë të orientuara për sektorin privat, për zhvillimin e një zone të Kosovës e cila i ka mbi 100 mijë banorë është dashakeq, është hakmarrje politike për atë zonë dhe për më tepër është mbyllje e dyerve për investitorët nga diaspora dhe investitorë tjerë të huaj.

E. SH

Të ngjashme