Shala: Qytetarët do të votojnë kundër partive që e futën vendin në krizë politike dhe ekonomike

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, tha se qytetarët do të votojnë kundër partive që e futën vendin në krizë politike dhe ekonomike.

Shala tha se qytetarët do të votojnë për programin e rimëkëmbjes.

Tutje postimi i plotë i tij:

Pritje dhe përkrahje madhështore për Partinë Demokratike të Kosovës në nëndegët I dhe II të Terstenikut dhe në Degën e Verbocit.

Sonte edhe një herë morëm një konfirmim të madh se më 14 shkurt në mënyrë plebishitare qytetarët e Kosovës do të votojnë KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në këtë krizë të madhe politike dhe ekonomike, KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në izolim ndërkombëtar, KUNDËR ATYRE që rrezikuan marrëdhëniet historike dhe strategjike Kosovë- ShBA etj.

Më 14 shkurt qytetarët e Terstenikut dhe Verbocit do të votojnë programin për #Rimëkëmbje të gjithëmbarshme dhe Kosovës do t’i japin drejtim të ri zhvillimi.

#Rimëkëmbje #FeratShala14

May be an image of 5 people and people standing
May be an image of 1 person and standing
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme