Ferat Shala sot ka shkruar një njoftim në facebook përmes së cilit ka thënë se kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Sejdi Hoxha është personalitet i suksesshëm, me elan dhe vrull rinor.
Poashtu Shala ka shtuar se PDK-ja i duhet Drenasit dhe Drenicës, ashtu siç Drenasi dhe Drenica i duhen PDK-së.
Postimi i plotë:
Po e nis sot ditën me kryetarin e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, z. Sejdi Hoxha. Drenasi qëndron sypatrembur, si një nga kalatë e pamposhtura të PDK-së. Dega e Drenasit çdo herë i ka dhënë frymë dhe karakter partisë së lirisë, së pavarësisë dhe shtetndërtimit. E, ndërkaq, një Dege të madhe të një Partie të madhe, i duhet një personalitet i suksesshëm, me elan dhe vrull rinor, si kryetari, Sejdi Hoxha. Drenasi, ashtu si krejt Drenica, kurrë nuk njeh zmbrapsje – njeh vetëm fitore! PDK-ja i duhet Drenasit dhe Drenicës, ashtu siç Drenasi dhe Drenica i duhen PDK-së.