Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, së bashku me zëvendësministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati, ka zhvilluar sot takim me delegacionin e investitorëve nga Austria të kryesuar nga, Rudolf Hofbauer, menaxher i përgjithshëm në “ETVie Energy Transfer Vienna GmbH”.
Në takim u bisedua për mundësit e investimit në industrinë minerarë dhe metalurgjike, legjislacionin që mbulon sektorin minerar, pëlqimet dhe lejet mjedisore, në veçanti për mundësit e investimit në industrinë përpunuese të mjedisit.
Delegacioni shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në këto fusha. U.d ministri Shala dhe zëvendësministri Kastrati i informuan bashkëbiseduesit për mundësit konkrete të investimit dhe shprehën gatishmërinë për të ofruar të gjitha mundësitë ligjore për realizimin e projekteve të tyre.