Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka theksuar se që nga marrja e detyrës mbrojtjen e konsumatorit e ka vendosur ndër prioritetet kryesore dhe sipas tij, kjo është dëshmuar me vendimet që i ka marr MTI-ja.
Shala ka thënë se urdhëresa për ndalimin e shitjes së duhanit dhe alkoolit për moshën nën 18 vjeç, është në vazhdën e priroteteve për mbrojtjen e konsumatorit.
Duke folur për taksën ndaj mallrave serbe, ai ka përsëritur se taksa do të vazhdojë të aplikohet ndaj Serbisë.
“Kontrolli i peshës së bukës dhe deklaracionit që kemi bërë nëpër subjekte ekonomike po ashtu dëshmon se konsumatori jonë është i mbrojtur. MTI ka ndaluar edhe lodrat që kanë rezultuar që janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve. Ne po punojmë çdo ditë që të mbrojmë konsumatorin tonë, t’i rrimë afër dhe ta kontrollojmë cilësinë produkteve në treg dhe tregun në përgjithësi”, ka thënë Shala në tryezën që u mbajt për “Programin për mbrojtjen e konsumatorëve, të arriturat e vitit 2018, si dhe cilësia e produkteve vendore”.
Ministri bëri të ditur se është shumë e rëndësishme respektimi i të drejtës se konsumatorit dhe se kjo më së miri arrihet kur ligjet e Kosovës janë në përputhshmëri të plotë me direktivat e BE-së, që është edhe Ligji për mbrojtjen e konsumatorit i aprovuar këtë vit.
“Lirisht mund të them se është njëri ndër ligjet më të avancuara ku garanton të drejtat e konsumatorëve në plotni”, theksoi Shala.
Ministri pohoi se dëshirojmë një mbrojtje të drejtë, të plotë, gjithë-përfshirëse dhe adekuate te të drejtave të konsumatorëve, duke ju referuar sferës së shkëmbimit te të mirave materiale.
“Po ashtu në relacion me cilësinë e produkteve dhe shërbimeve, respektivisht shkaqeve, ndikimeve, veprimeve mashtruese, të cilët në përditshmërinë tonë si konsumator, kanë potencial të rrezikojnë dhe dëmtojnë jetën, shëndetin, ambientin dhe familjet tona. Po ashtu e rëndësisë se veçantë për vendin është mbështetja e prodhimeve vendore që cilësia e tyre të jetë konkurruese jo vetëm në tregun tonë, por edhe në tregjet ndërkombëtare”, tha Shala.
Ministri theksoi se angazhimi i MTI si autoritete kompetente në avancimin e pozitës dhe të drejtave të konsumatorëve, përveç se paraqet domosdoshmëri personale dhe njerëzore, është gjithashtu një obligim ligjor dhe institucional për avancimin e proceseve të zhvillimit.
“MTI është zotuar që të vazhdojë të përmirësojë pozitën e konsumatorit gjithashtu përmes hartimit të legjislacionit sekondar si dhe ngritjes se bashkëpunimit me të gjitha organet përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit për një ambient sa më të përshtatshëm për të gjithë ne sikurse parashihet edhe në Programin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Ne kemi bërë zgjerimin e Këshillit për Mbrojtjen e konsumatorit. Ky Këshill tani është gjithëpërfshirës nga të gjitha institucionet të cilat direkt apo indirekt merren me mbrojtjen e konsumatorit”, tha Shala.
Ministri përmendi faktin se fokusi i tij do të vazhdojë të mbetet mbrojtja e konsumatorit në raport me cilësinë e produkteve.
“Përveç rritjes së inspektimeve në tregun e brendshëm, ne gjithashtu në bashkëpunim me Doganën po parandalojmë futjen në treg të çfarëdo malli që mund të jetë i rrezikshëm për përdorim nga ana e konsumatorit”, tha ministri Shala.
Ndërsa kryeshefi i Inspektoratit të MTI-së, Lulzim Syla ka thënë se gjatë 2018 kanë marr një varg aktivitetesh, duke përmedur punën e inspektoratit në mbrojtje të konsumatorit.
“Janë realizuar mbi 1400 inspektime tek operatorët ekonomik në fushën e mborjtjes së konsumatorit. Janë marrë mbi 440 mostra të produkteve të naftës dhe është me rëndësi të theksohet se janë asgjësuar 17 mijë lodra, pasi këto lodra kanë rezultuar se janë të rrezikshme pas analizave që janë bërë dhe janë kthyer mbi 20 importe në vend të origjinës pasi nuk i kanë plotësuar kriteret. Me këtë nënkuptojmë se është rritur besimi në institucionin e MTI-së. Jemi duke i zbatuar të gjitha urdhëresat që i ka dhënë ministri Shala”, ka thënë Syla.
Në anën tjetër udhëheqësi i depratmanetit të konsumatorit në MTI, Nijazi Shala, ka thënë se janë shtypur dhe shpërndar mbi 10 mijë flet palosje për indormimin e konsumatorit dhe 1000 flet palosje në gjuhën angleze dhe serbo kroate.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se kanë punuar në informimin e konsumatorëve përmes mediave.
“Është realizuar shpërndarja e flet informacioneve në shtatë qendra të Kosovës mbi të drejtat e konsumatorit”, ka thënë Shala.
Ndërsa, Sherif Zejnullahu, kryesues për mbrojtjen e konsumatorit tha se si këshill kanë shënuar progres.
“Aktivitet tona nga 15 mars 2018 me përgjatë 8 muajve kemi pasur disa takime. Me 14 qershor është aprovuar ligji për konsumatorit. Nga 17 korrik për dy jave kemi shpërnda për diasporën 7500 fletëpalosje me i njoftuar çfarë te drejta kanë ne Kosovë”, tha Zejnullahu.
Informimi i drejtë për origjinën e produkteve sipas kryetarit i Klubit të Prodhuesve Vendor, Astrit Panxha është parësorë për konsumatorët.
Sipas tij, mosinformimi i origjinës se produktit është duke shkaktuar shumë probleme.
“Mosinformimi i origjinës se produktit është duke shkaktuar shumë probleme dhe për këtë arsye jemi të kyçur ne miratimin e draft-ligjit”, tha Panxha.
“Përheq mbrojtës shpesh kemi thënë që për taksen 100 para se te hyn kjo në fuqi ne kemi mbrojt vendin e punës me blerjen e produkteve serbe e në fakt ka dëmtuar prodhimet vendore. Në vitin 2019 pikë kryesore do të jetë shenjëzimi i produkteve nga vinë dhe rritja e kapaciteteve të numrit të inspektorëve”, shtoi Panxha.
Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës, tha se në vitin 164 janë adresuar 164 kërkesa nga inspektorati i AUV.
“Në vitin 2018 janë adresuar 164 kërkesa nga inspektorati ynë. Agjencia e ushqimit është përfaqësuar me një zyrtar përkatës. Ankesat nga konsumatorët agjencia gjithmonë i adreson në zbatim të kë tij ligji”, tha Gjinovci.