Ish Ministri i Tregetisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka reaguar pas ngritjes së aktakzës për krime luftë ndaj Presidentit, Hashim Thaçit, e kreut të PDK-së, Kadri Veselit.
Sipas tij Thaçi e Veselit janë çlirmatarë e Kosovës.
“Sot Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk janë vetëm Presidenti dhe lideri i opozitës, ata dhe bashkëluftëtarët e tyre janë çlirimtarët e vendit tonë, e si të tillë janë vetë liria jonë!”, ka shkruar Shala.
Të mërkurën Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur dyshimet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.
Krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, por edhe kundërshtarë politikë.