Shaljanët protestojnë kundër KEDS-it

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Banorët e Shalës bllokojnë rrugën, thonë se nëse nuk rregullohet rryma do ta braktisin rajonin.

Banorët e Shalës së Bajgorës kanë dalë sot në rrugë duke protestuar për mungesën e energjisë elektrike.

Ata po e fajësojnë KEDS-in, dhe po shtojnë se kjo gjë mund të sjell boshatisjen e kësaj ane.

Komunikata e plotë e banorëve të Shalës së Bajgores, drejtuar KEDS-it:

Edhe pse kanë kaluar 20 vjet që nga mbarimi i luftës, ne rajonin e Shalës së Bajgores banorët ballafaqohen me probleme esenciale për jetesë, e mbi të gjitha me mungesë të energjisë elektrike.
Ne si banorë të kësaj ane, edhe përkundër vështirësive, mungesës së infrastrukturës dhe kushteve për jetesë kemi bërë përpjekje të skajshme për të mos I braktisur këto fshatra të bukura.

Por edhe këtij durimi po I vije fundi.

Problemi kryesor me të cilin ballafaqohemi përgjatë këtyre dy dekadave është mungesa e furnizimit me energji elektrike.
Edhe pse kemi bërë ankesa e kërkesa të panumërta në KEDS, për vendosjen e një trafove dhe lartë përçuesve në mënyrë që furnizimi me rrymë të jetë I pandërprerë.

Në rrjetin e energjisë elektrike në Shalë të Bajgores nuk është investuar asgjë që nga vitet e ‘80a, prandaj edhe problemet e shumta vijnë si pasojë e rrjetit të vjetërsuar dhe mungesës së përçuesve në këtë rrjetë.

Kompania KEDS është përgjegjëse për furnizimin me rrymë si dhe për investime në rrjet meqenëse ne për këto shërbime paguajmë fatura të rrymës (edhe pse me çmimet shumë të larta të energjisë).
Kjo është thirrja e fundit që bëjmë në këtë formë, nëse Brenda pak ditëve nuk stabilizohet furnizimi me rrymë ne do t’i radikalizojmë veprimet tona.

Nuk ka arrit as pushtuesi me e spastru Shalën e Bajgores nga banorët besnik të saj, e këtë po tenton ta bëjë tash KEDS-I me metoda tjera.

Nuk kërkojmë asgjë më shumë, vetëm trajtim të barabartë me banorët tjerë të gjithë Kosovës.

Të ngjashme