Shaqir Totaj zyrtarisht fitues i garës në Prizren

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), zyrtarisht është fitues i zgjedhjeve në Prizren me 50.9% të votave, kundrejt Mytaher Haskukës së Vetëvendosjes (VV), me 49.1% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 20 nga 21 Komunat, të cilat u mbajtën më 14 nëntor 2021.

Shaqir Totaj i PDK’së në Prizren ka dalë fitues me 27 mijë e 689 vota, apo 50,93%. Ndërsa Haskuka ka marrë 26 mijë e 680 vota apo 49,07%.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme