Shaqiri e ka pranuar, sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Stoke City.
Anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka konfirmuar se do të largohet nga Stoke City, skuadër që nuk arriti të mbijetojë në Premierligë, sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Championship.
Ish lojtari i Bayern Munich e Interit, tha se dëshira është të vazhdojë karrierën në Premierligë, duke mos përjashtuar edhe ligat tjera.
“Nuk është sekret se dua të largohem nga Stoke”, tha Shaqiri për “Aargauer Zeitung”.
“Mendoj se liga angleze është e duhura për mua. Do të doja të qëndroj në Angli, por nuk përjashtoj asgjë”, u shpreh Shaqa, duke treguar sërish dashurinë për Premierligën: “Është Liga më e mirë me lojtarët më të mirë”.