E rreth kësaj paraqitje dhe ndeshjes së kthimit me Crvena Zvezdën në Beograd, ka folur edhe Xherdan Shaqiri.
Ylli i Liverpoolit ka thënë se se është dijeni për shkrimet e disa medieve për atë që e pret në ‘Marakana’ nga tifozët, por se ky është i interesuar vetëm për futboll, edhe pse nuk hezitoi të cek se me tifozët serbë është marrë edhe në Kupën e Botës.
“Nuk kam frikë”, ka deklaruar fillimisht Shaqiri pas ndeshjes, përcjell ‘lajmi.net’.
“Unë kam parë disa artikuj në lidhje me këtë temë. Një lojtar ka thënë diçka në lidhje me këtë, por më të vërtetë mua nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit”.
“Unë po shkoj atje për të luajtur futboll dhe nuk ka të bëjë fare me politikën. Asgjë tjetër nuk më intereson, unë po shkoj atje për ndeshje futbolli”, ka shtuar Shaqiri, që tutje komentoi edhe fishkëllimat e tifozëve të Crvena Zvezdës, të njohur me emrin ‘Delia’.
“Më ka ndodhur edhe në Kupën e Botës, por nuk paraqet asnjë problem”.