Shaqiri: Nuk kam frikë nga askush, do të shkoj në Beograd

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 15:18 | Nga

Xherdan Shaqiri nuk frikësohet nga kërcënimet nga Serbia para duelit mes Liverpoolit dhe Crvena Zvezdës në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori kosovar ishte paralajmëruar nga drejtori i përgjithshëm të Zvezdes, Zvezdan Terzic, i cili tha kohë më parë se Shaqirin e pret një natë e vështirë dhe plot presion, por insistoi se klubi i tij do të sigurohet që çdo gjë të kalojë mirë dhe sigurt.

“Nuk frikësohem aspak. I kam lexuar ato që janë shkruar, ama nuk ia kam frikën askujt!”, Shaqiri ka thënë pas humbjes së Zvicrës ndaj Anglisë 1-0 në një ndeshje miqësore të martën mbrëma. /Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme