Xherdan Shaqiri është shprehur i emocionuar pas ndeshjes së Zvicrës me Bullgarinë.
Shaqiri ishte kapiten, ndërsa për të ishte ndeshja e 100-të me përfaqësuese.
Zvicra fitoi 4:0 dhe u kualifikua në Botërorin e vitit të ardhshëm.
“Është si ëndërr për mua. Unë kam shijuar secilën ndeshje në përfaqësuese”, deklaroi fillimisht Shaqiri.
“Të gjithë janë të lumtur, të gjithë janë krenarë. Rrallë ka ditë kaq të mira si sot. Ne ia dolëm. Ky ishte synimi ynë”.
“Një falënderim i madh shkon për Murat Yakinin, që ka ecur gjurmëve të Vladimir Petkoviqit”, ka thënë Shaqiri menjëherë pas ndeshjes.