Shaqiri shumë pranë kalimit te ekipi i madh francez

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Liverpooli.

Gazetari i njohur sportiv, Gianluca Di Marzio shkruan se ekipi francez, Lyon është pranë transferimit të tij, transmeton Gazeta Express.

Gjiganti francez ka ofruar gjashtë milionë euro, por Liverpooli kërkon dy më shumë.

Shaqiri erdhi në Liverpool në vitin 2018, por nuk arriti të zinte vend në formacionin startues.

Përveç Lyonit, interesim për lojtarin nga Zhegra ka edhe nga Serie A. 

Të ngjashme