Trajneri Jurgen Klopp ia ka besuar Xherdan Shaqirit vendin në formacionin e parë të Liverpoolit, për ndeshjen kundër Watfordit, e cila do të zhvillohet sot në Anfield, në kuadër të xhiros së 17-të të Prmeierligës.
Pasi e kanë treguar një anë më të mirë të veten gjatë ndeshjes së fundit, Watfordi, me trajnerin e ri Nigel Pearson, do të tentojë ta tronditë Liverpoolin në Anfield të shtunën në orën 13:30, duke ia shkaktuar atyre humbjen e parë të sezonit.
Ish-trajneri i Leicesterit është trajneri i tretë që e merr në drejtim skuadrën e Watfordit këtë sezon, pasi që klubi s’ka qenë në formë të mirë deri më tani dhe gjendet vetëm gjashtë pikë larg zonës së rrezikut.
Edhe pse u mposhtën me rezultat 8:0 nga Manchester City më herët në këtë sezon, Watfordi në fakt e ka përmirësuar repartin e mbrojtjes së fundi, duke i pranuar 12 gola në dhjetë ndeshjet e fundit, statistikë më e mirë sesa në fillim të sezonit.
Përderisa ata do ta kenë të vështirë t’ia mohojnë skuadrës së Jurgen Kloppit të paktën një gol, lojtarët e Watfordit do të tentojnë t’ia vështirësojnë atyre punën sa më shumë, pasi e kanë pranuar vetëm një gol në pjesën e parë të nëntë ndeshjeve të fundit.