Sharr Travel hap sezonën turistike me fushatën “Pusho Shqip” me mbi 700 klient gjatë fundjavës

Prishtinë | 22 Shk 2024 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Fushata turistike “Pusho Shqip” e nisur nga Sharr Travel dhe bashkëpuntorët tjerë të kësaj kompanie kanë nisur sot punën në shërbimin turistik, duke hapur një sezon mbarë shqiptare që nga 17 shkurti 2024 në përvjetorin e 16-te te Pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj është shprehur i lumtur me përkrahjen e qytetarëve nga e gjithë Kosova.

“Jam shumë i lumtur me përkrahjen e qytetarëve nga e gjithë Kosova, ku nga data e hapjes së sezonës turistik Shqiptar nga Sharr Travel, tashmë kemi edhe grupet e para turistike qe ja mësyejn Shqipërisë, Andaj shijoni bukuritë e bregdetit Shqiptar me super ofertat ekonomike me Sharr Travel”.

Kurtishaj ka kërkuar përkrahje më të madhe nga Hotelet Shqiptare me çmime te favorshme me qëllim mbajtjen e bashkuar të turizmit Shqipfolës.


Sharr Travel nga data 17 shkurt, dita e hapjes së sezonit turistik Shqiptar e deri më sot ka pasur mbi 700 klient qe kanë kaluar fundjavat ne brigjet e bukura te Durrësit, Shëngjinit, (Rivieres Shqiptare) duke përfshirë Vlorën Beratin Gjirokastrën Sarandën e Ksamilin ne hotelet me eksluzive qe kemi ne dhe me çmime ekonomike shume te arsyeshme duke përfshirë edhe SPA e hoteleve dhe rrezet e bukura te diellit ne Shkurt qe kalojnë 22-25 grade.

Të ngjashme