Sharr Travel – kompania lidere për udhëtime gjithandej, diaspora tejet të kënaqur me shërbimet e tyre

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Rreth 500 mërgimtarë kthimin nga Kosova për në Zvicër të premten e bënë me autobusat ultramodernë të kompanisë më moderne për turizëm e udhëtime, Sharr Travel.

Vetëm disa nga arsyet se pse është Sharr Travel kompani lidere në rajon janë cmimet tejet të mira, komoditeti gjatë udhëtimit. Një qytetar madje u shpreh se u bënë thirrje të gjithë klientëve të udhëtojnë me Sharri Travel.

Presidenti i Sharri-t, Ruzhdi Kurtishaj, i falenderon të gjithë bashkëatdhetarët  të cilët e kanë kompaninë e tij tash e sa kohë adresë të pandryshuardhe më të sigurtë për udhëtime drejt shtetit helvetik.

“Tashmë kemi një standard në udhëtime. Tashmë Sharr Travel është një model për udhëtime në autobus, dhe ne kemi një mirëkuptim të jashtëzakonshëm me klientët tanë. Jemi duke e bërë një organizim të mrekullueshëm dhe falë këtij bashkëpunimi, falë këtij mirëkuptimi kemi arritur që të thyejmë rekorde për vitin 2023 në linjën Zvicër- Kosovë dhe Kosovë-Zvicër, andaj unë I jam shumë mirënjohës diasporës, sigurisht vetëm këtë javë janë mbi 800 udhëtarë që kanë udhëtuar me Sharr Travel drejt diasporës”, u shpreh Kurtishaj.

Të ngjashme