Shatri: Shëndetësia e fortë ndërtohet mbi profesionalizëm, përkushtim dhe vizion

Prishtinë | 01 Qer 2026 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Metë Shatri, ka bërë të ditur se në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit ka marrë pjesë në një diskutim me profesionistë shëndetësorë dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas Shatrit, në takim është zhvilluar një diskutim konstruktiv mbi zhvillimin e sektorit të shëndetësisë dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

“Shëndetësia e fortë ndërtohet mbi profesionalizëm, përkushtim dhe vizion”, ka deklaruar ai.

Shatri ka shprehur vlerësim të veçantë për punën dhe përkushtimin e të gjithë atyre që kujdesen çdo ditë për shëndetin e qytetarëve.

“Krejt për shtet, shtet për krejt!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme