Është periudha e fundvitit kur prindërit i sjellin fëmijët nëpër qendrat tregtare anembanë SHBA-ve për t’u takuar dhe për të bërë foto me Babadimrin.
Sidoqoftë, turmat e blerësve, dritat plot ngjyra e festive dhe muzika me zë të lartë mund të jenë dërrmuese për fëmijët autikë, shumë prej të cilëve kanë ndjeshmëri të lartë.
Marrë parasysh këtë, organizata bamirëse Autism Speaks është bashkuar me Cherry Hill Programs për të krijuar ngjarjet “Santa Cares” në të gjithë Amerikën.
Qendrat që organizojnë këto ngjarje do të hapen herët përpara se të arrijnë turmat, dritat do të zbehen dhe muzika do të ulet në mënyrë që fëmijët me nevoja të veçanta të kenë një mjedis më të qetë, më pak stresues, ku mund ta takojnë Babadimrin.
Secili “Babadimër” është i trajnuar të bashkëveprojë me fëmijë që kanë nevoja të veçanta si dhe si të marrin sugjerime nga prindërit për preferencat e një fëmije.