ShBA do të lë 200 trupa paqeruajtëse në Siri

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të mbajë 200 trupa në Siri për të shërbyer në ruajtjen e paqes.

Ata do të mbesin atje edhe pse shumica e ushtarëve të SHBA-së, janë tërhequr, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, transmeton Klan Kosova.

Presidenti Donald Trump është vënë në kritikë  të ashpër pas vendimit për tërheqjen e dy mijë trupave, në dhjetor të vitit të kaluar.

Njoftimi për lënien e 200 trupave vjen në kohën kur në Siri është duke vazhduar tërheqja e njerëzve në enklavën e fundit të ISIS.

Të ngjashme