ShBA forcon deklaratën e ministrit gjerman, Serbia duhet ta njohë Kosovën

Prishtinë | 15 Shk 2018 | 23:32 | Nga

Komisioni i Punëve të Jashtme të Demokratëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka përkrahur deklarimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, se Serbia duhet ta njohë Kosovën nëse do anëtarësim në Bashkimin Europian, njofton Klan Kosova.

“Ministri i Jashtëm gjerman është 100 për qind i saktë”, thuhet në një postim në Twitter të komisionit amerikan që udhëhiqet nga kongresmeni, Eliot Engel, ku është shpërndarë edhe citati i Gabriel.

“Nëse Serbia do të lëvizë përpara drejt Bashkimit Europian, kusht i parë është ndërtimi i një rendi të sundimit të ligjit, por natyrisht edhe pranimi i pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Gabriel në vizitën e tij në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme