ShBA-ja apel protestuesve në Shqipëri, refuzoni thirrjet për dhunë

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u bëjnë apel pjesëmarrësve në protestë që të shmangin dhunën.

“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur”, thuhet në reagimin e ambasadës së ShBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme