Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke shkuar “në drejtim të gabuar” sa i përket numrave të të prekurve me COVID -19, dhe po e bën këtë me shpejtësi mahnitëse.
Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, SHBA-të regjistruan 1000 vdekjen, në vetëm një ditë të vetme.
Gjithashtu, siç thuhet më tej, vendi është shumë afër të arrijë numrin 4 milionë të rasteve me coronavirus.
Për të bërë një krahasim, CNN rikujton se rasti i parë i njoftuar erdhi më 21 janar. Pas 99 ditësh, 1 milion amerikanë u infektuan.
Ndërkohë, u deshën vetëm 43 ditë pas kësaj për të arritur në 2 milionë raste.
Dhe 28 ditë më vonë nga kjo, më 8 korrik, SHBA arriti në 3 milionë raste.
Numri i rasteve në 4 milionë mund të vijë vetëm dy javë pas kësaj.
Deri në mëngjes të mërkurën, më shumë se 3.9 milionë njerëz ishin infektuar në të gjithë SHBA-në, dhe më shumë se 142,000 kanë vdekur, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Siç thuhet më tej, disa shtete po raportojnë numra rekord të rasteve të reja. Më shumë guvernatorë po kërkojnë maska, dhe dhjetëra spitale kanë “të zënë” shtretërit e Njësive Intensive.
Si pasojë, të paktën 27 shtete ose kanë ndalur ose tërhequr rihapjet e tyre në përpjekje për të marrë një kontroll të virusit.